Vrasja e Pëllumb Metës nga fëmijët/ Prokuroria e Durrësit heton pistën e konfliktit për pasurinë

schedule12:26 - 4 Mars, 2024

schedule 12:26 - 4 Mars, 2024

DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka zgjeruar edhe me shume hetimet ne lidhjen me zbardhjen e vrasjes se 50-vjeçarit Pëllumb Meta, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në Shënavlash të Durrësit.

Krahas pistave te tjera, prokuroria po heton ndonjë konflikt te mundshëm në familje në lidhje me pasurinë. Konkretisht për një hapësire rreth 12 dynym tokë që ishte në pronësi të familjes Meta.

Prokuroria i ka kërkuar zyrtarisht Kadastrës Shtetërore informacion por ende Kadastra nuk u ka kthyere përgjigje. Nga hetimet ka rezultuar se për pos konflikteve te tjera, në familjen Meta ka pasur diskutime të forta mes anëtarëve të familjes dhe kryefamiljarit, pasi bashkëshortja e tij dhe fëmijët kanë propozuar që ta shisnin tokën e cila në treg vlen disa qindra mijëra euro.

Por kryefamiljari nuk ka dashur që ta shesë token. Prokuroria mendon se vrasja dhe asgjësimi i kufomës se kryefamiljarit do t’u jepte mundësi familjarëve të tjerë të përfshirë në ngjarje të kishin akses në mungese të tij për ta shitur tokën. Megjithatë, grupi hetimit nuk i përjashton pistat e tjera po kësaj piste po i jep me tepër përparësi./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!