TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, tha se vrasje e Ardian Nikulajt në Shëngjin është kryer për gjakmarrje. Ai tha se janë shpallur në kërkim ndërkombëtar 6 persona të huaj, ndërsa vrasësi i biznesmenit shtoi ai është shtetas portugez.
Rrumbullaku tha se autorët e përfshirë në këtë krim kanë hyrë në Shqipëri si turistë, dhe menjëherë pas vrasjes së Nukulajt janë larguar nga vendi.
“Ju bëra të qartë klasifikimin, që ka të bëjë me vrasje me paramendim për çështjeje gjakmarrjeje. Autorët pas kryerjes së krimit kanë dalë jashtë territorit të Shqipërisë. Nga hetimet, jemi para një organizmi pasi kemi të bëjmë me shtetas të huaj, të cilët kanë hyrë si vizitorë në Shqipëri dhe tani i qëndrojmë parime që krimit nuk njeh kufi”, tha Rrumbullaku./n.m.abcnews.al