Vrasja e Madrit Ulqinakut, autori 18-vjeçar ende në kërkim, rezulton nipi i “Mandelës” së Elbasanit

schedule15:46 - 18 Gusht, 2022

schedule 15:46 - 18 Gusht, 2022

Autori i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan ku mbeti i vrarë 33 vjeçari Madrit Ulqinaku vijon të jetë në kërkim.

Ai është Horgito Peqini, 18 vjeç. ABC mëson se i riu është nipi i Eduart Peqinit, i njohur me emrin Mandela dhe i dënuar me burgim të përjetshëm.

Pas ngjarjes, policia mundi të arrestojë njërin nga bashkëpunëtorët, 18 vjeçarin Ejden Dino. Me vete atij iu gjetën një thikë dhe një dorezë metalike.

Ndërsa në kërkim vijon të jetë bashkëpunëtori tjetër, Klaudjan Sallufi, 33 vjeç.

Paraditen e kësaj të enjte, policia u rikthye sërish në vendngjarje për të siguruar prova të reja.

Madrit Ulqinaku ndërroi jetë në vend, pasi u qëllua me armë zjarri sapo doli nga lokali ku po konsumonte kafe, në afërsi të bulevardit kryesor të qytetit.

Ai nuk ishte person me precedent penalë. Kohët e fundit jetonte mes Italisë dhe Elbasanit.

Ngjarja, sipas policisë ndodhi pas një konflikti të çastit. Autori i dyshuar, Horgito Peqini mendohet të jetë ndihmuar nga të paktën 2 persona të tjerë për t’u fshehur. Ndërsa policia ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave te sigurisë për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në sherr./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!