Pas vrasjes së Lulzim Vishës mëngjesin e së premtes në Kamëz, policia ushtroi kontrolle në zonë.
Burime bëjnë të ditur për gazetaren e ABC News, Bleona Sari se në një prej banesave të kontrolluara është gjetur një armë zjarri me silenciator.
Dyshohet se autorët e kanë qëlluar 48 vjeçarin me silenciator për të shmangur edhe zhurmën, pasi nga deklaratat e banorëve por edhe familjarëve të viktimës nuk janë dëgjuar të shtëna.
Pista kryesore ku është përqendruar hetimi është ajo e hasmërisë për shkak se vëllai i viktimës, Besnik Visha në 1997 ka vrarë Refik Domin, ai u dënua me 12 vite burg heqje lirie dhe më pas u la i lirë.
Por familjarët e kujtojnë si incident të vetëm pasi prej vitesh ata nuk kujdeseshin apo ruheshin, por kanë vijuar jetën e rutinën e tyre pasi e konsideruan si histori të mbyllur.
Burime pranë policisë sqarojnë se ka edhe një pistë të dytë dhe është ajo e përfshirjes në një konflikt muajt e fundit nga viktima dhe vëllai i tij, por kjo mbetet për t’u verifikuar./abcnews.al