Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e Liridona Murselit në Kosovë/ Sekuestrohet një armë me 19 fishekë, policia: Gjendet automjeti!

schedule09:50 - 2 Dhjetor, 2023

schedule 09:50 - 2 Dhjetor, 2023

Vrasja e 33-vjeçares në Kosovë, Liridona Murselit tronditi mbarë opinionin publik. Fillimisht ngjarja u raportua si grabitje nga bashkëshorti i viktimës, por më pas hetimet nxorën në dritë të dhëna të reja, duke zbuluar se organizatori i këtij krimi të rëndë, ishte vetë ai.

Ndërsa hetimet vijojnë dhe tre persona janë arrestuar, bashkëshorti i 33-vjeçares, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja duke thënë se janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 19 fishekë dhe një automjet që janë përdorur në këtë vrasje.

Rasti është kualifikuar si “Vrasje e rëndë”.

“VRASJE E RËNDË -Rr. Dalip Alshiqi, Prishtinë 29.11.2023 – 20:18. Lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur rast. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e prokurorisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!