Vrasja e kushërinjve, flasin banorët në Laç: Kanë qenë në lokal tjetër (Video)

schedule10:19 - 29 Prill, 2019

schedule 10:19 - 29 Prill, 2019

Qyteti i Laçit u trondit mbrëmjen e së dielës pasi dy të rinj humbën jetën. Kelvin dhe Erjon Jushi, 30 dhe 36 vjeç, kushërinj me njëri tjetrin u qëlluan me armë zjarri në një lokal.

Ata ndërruan jetë në një spital privat në Tiranë, ku u dërguan të plagosur rëndë pas ngjarjes. Një nga banorët e zonës ku ndodhi ngjarja e rëndë ka treguar për kamerën e ABC News se autorët kanë dalë nga një lokal tjetër dhe pasi kanë kryer aktin janë larguar.

Banori: Se si ka ndodh se çfarë ka ndodh nuk di ç’me thënë. Me u ngatërru e me i than dikujt “ik andej” s’ka bërë vaki. Se ça ka ndodh se si ka ndodh…

Gazetari: Nga kanë ardhur ata (autorët e ngjarjes)?

Banori: Këta kanë qenë në lokal tjetër aty brenda e kanë dalë. Pastaj kanë ikur nuk e di unë tash.

Gazetari: Ngjarja ka ndodhur këtu?

Banori: Këtu. Në orën 12 të natës i thosha gruas nuk mund të ha bukë. Dhimbje koke se nuk kanë bërë fjalë. Nuk e di ç’është.

Tre të rinj janë shpallur në kërkim për masakrën mbrëmë në Laç. Sipas policisë ata janë dy vëllezërit M. B., 25 vjeç, M. B., 23 vjeç si dhe kushëriri i tyre V. B., 28 vjeç. Pas hetimeve të policisë ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur për motive banale pas një konflikti të çastit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!