Vrasja e Kristian Markut/ Automjeti i autorëve, me targa të vjedhura. I përkisnin një oficeri policie

schedule12:00 - 14 Janar, 2025

schedule 12:00 - 14 Janar, 2025

Policia ka zbuluar se 30-vjeçari Kristian Marku, i ekzekutuar mbrëmjen e së hënës në autostradën Vlorë-Fier, ka qënë në Tiranë para se të nisej për në Vlorë.

Ai ka lëvizur i vetëm me automjetin e tij për në Vlorë. Mësohet se viktima ka një familjarë të tij në qytetin e Vlorës, vjehrrin, por ende nuk dihet se kë po shkonte për të takuar në Vlorë.

Ndërkohë targat e automjet rezultojnë të vjedhura disa ditë më parë, po në qytetin e Vlorës. Targat i përkasin një oficeri policie, i cili disa ditë më parë ka bërë denoncim.

Për makinën ende po hetohet ku është vjedhur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!