Protestë kundër dhunës së organizuar nga Edi Rama e ka cilësuar ish deputeti i PD, Ervin Salianji revoltën që shpërtheu menjëherë pas vrasjes së të riut Klosian Rasha nga një efektiv policie.
I ftuar në emisionin “Bardh e Zi” në ABC, Salianj tha se qytetarët janë pro protestës dhe se populli organizohet kundër dhunës.
“Duket qartë nga inserti që dhatë. Të gjithë brezi i ri dhe qytetarë të tjerë ishin pro protestës. Arkitekti ishte Edi Rama që në 7 vite ka ndërtuar një kulturë të dhunës. Marrja e qindares së fundit dhe pasurimit, sjelljes si lëngaraqë të fortët. Zemërimin dhe protestën aty e ka sjellë Edi Rama. Populli organizohet kundër atyre që i paguan”, tha ai.