Vrasja e Klodian Rashës, Gjuzi akuza të rënda: Skuadra ka qenë e droguar atë natë

schedule10:24 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 10:24 - 17 Dhjetor, 2020

Me tone të ashpra deputeti Kujtim Gjuzi nga foltorja e Kuvendit tha se ministri i Brendshëm në largim, Sandër Leshaj nuk ka pranuar kërkesnë e tij për interepelancë. Gjuzi tha se Lleshaj ka shkelur në këtë mënyrë rregulloren e Kuvendit.

“Kam pasur kërkesë për interpelancë për gjeneralin në lirim Lleshajn. Duhet të vinte në interpelancë, kam rënë dakord që këtu të vinte gjenerali i liruar. Tha nuk jap interpelancë unë, shkeli rregulloren e Kuvendit si dhe betimin te presidenti. Është ky ministër që nuk vjen dhe shikoni çfarë u bën të rinjve. Është ky ministër që gjumon minorenët”, tha Gjuzi, ndërsa përplaset me kreun e grupit socialist, Taulant Balla.

“Taulant mos  u fut në konflikt me mua se të nxjerr ndonjë gjë. Jam dhëndër në Shkodër unë. Të nxjerr ndonjë emër atje”, iu drejtua Ballës.

Më tej, Gjuzi tha se përshëndet dorëheqjen e Lleshajt, ndërsa hodhi akuza të rëndë për vrasjen e të riut Klodian Rasha. “Në këto kushte ju keni një juntë ushtarake me 13 gjeneralë. E përshëndes gjeneralin për dorëheqjen. Familja Rasha u tregua dibranë të vërtetë që si pranuan lekët. Kanë qenë të droguar të gjithë atë natë të gjithë skuadra. Ju jeni të gjithë vrasës me ndonjë përjashtim të vogël”, u shpreh ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!