SHQIPËRI- Në Itali është kapur një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Policia thotë si i arrestuari ishte shpallur në kërkim ”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në vitin 2021, në Velipojë, ku mbetën të vrarë me armë zjarri 4 qytetarë.
Abc News mëson se i arrestuari është Elmidin Dyli 19 vjec, i akzuaur për vrasjen në Velipojë. Konflikti për disa metra territor plazh në Velipojë përfundoi me 4 të vrarë dhe 2 të plagosur, duke tronditur kështu jo vetëm zonën, por të gjithë vendin në një kohë kur sapo kishte filluar plazhi në vitin 2021.
Nga konflikti me armë, Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç mbeten të vdekur. 20-vjeçari kishte filluar punë si kamerier në hotelin e Gocaj, por plumbat i morën jetën.
Ferracaku, pronar i Hotel ‘Fantazia’ është përplasur me armë me vëllezërit Gocaj, pronarë të hotelit ‘Gocaj’.
Bizneset e tyre ndodheshin vetëm 50 metra larg njëri-tjetrit. Kujtim Ferracaku është babai i Arjan Ferracakut, i cili u vra në atentat në vitin 2018./abcnews.al