Vrasja e Kasmit/Gjykata e Apelit lë në burg Mario Meshinin

schedule11:26 - 15 Shkurt, 2018

schedule 11:26 - 15 Shkurt, 2018

Edhe Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në burg Mario Meshinin, personi i parë i arrestuar nga policia si i përfshirë në vrasjen e Devi Kasmit, mbrëmjen e 29 Janarit në Tiranë. Seanca e zhvilluar paraditen e së enjtes ishte një masë për rivlerësimin e masës së sigurisë të apeluar nga mbrojtësit ligjor të 26 vjeçarit Meshini. Më herët, në fillim të këtij muaji, Meshini u la në masën e sigurisë burg pa afat nga gjykata e shkallës së parë të Tiranës. 26 vjeçari Meshini ka mohuar me forcë në vijimësi akuzën e ngritur ndaj tij. Ai ka kërkuar të lirohet nga qelia, duke këmbëngulur se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Kasmit. I riu ka pohuar njohjen miqësore me viktimën, por ka përjashtuar çdo përfshirje të tij në ngjarjen kriminale. Mario Meshini është dëshmitar okular i vrasjes së Kasmit. Ai pretendon se ishte duke folur me Kasmin  në momentin që 42 vjeçari u qëllua disa herë nga afër. 26-vjeçari u arrestua dy ditë pas ngjarjes, pasi kishte dhënë deklarime në cilësinë e personit që kishte dijeni mbi rrethanat e ngjarjen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!