Vrasja e Karolain në Greqi, psikologia e çiftit thyen heshtjen: Çfarë më tha fshehurazi nga burri, dëshmia

schedule22:54 - 5 Prill, 2022

schedule 22:54 - 5 Prill, 2022

Pak ditë para nisjes së gjyqit të Babis Anagnostopoulos për vrasjen e bashkëshortes së tij Karolain, këshilltarja e shëndetit mendor Eleni Mylonopoulou, të cilën çifti e vizitonte muajt e fundit para natës tragjike, ka thyer heshtjen dhe ka folur për “protothema”.

Karolain u vra më 11 maj të vitit të kaluar nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopoulos në dhomën e gjumit, ndërkohë e bija e tyre 11muajshe ishte gjithashtu në dhomë.

Vrasja tragjike e Karolain ka ndodhur në një lagje në Atikë, Glyka Nera.

Dëshmitarja kryesore pritet të paraqitet në  gjykatë në fundjavë për të dëshmuar se çfarë dinte për pilotin dhe gruan e tij 20-vjeçare, për të zbuluar aspekte të rëndësishme dhe të panjohura rreth çështjes.

Lexo edhe: Marrin kthesë të pazakontë hetimet për vrasjen e Carolinës në Greqi

Zonja Mylonopoulou, pa hezituar, tha për protothema.gr se çfarë pret të ndodhë kur të përballet me vrasësin e rrëfyer të Karolain në gjyq.

“ Do ta shikoj në sy, por a do të guxojë ai të më shikojë mua? Gjithçka që dua është që ai të përgjigjet dhe të thojë se më çfarë të drejte bëri një gjë të tillë.”

Marrëdhënie toksike e çiftit

Kur i keni takuar?

 “Babis  mori fjalën për të shpjeguar qëllimin e vizitës, në të njëjtën kohë që Karolain nuk fliste fare.  Anagnostopoulos po përpiqej të më bindte se sa i lumtur ishte dhe se problemi i vetëm ishte një “depresioni i vogël i lindjes”. Më tregonte foto nga dasma, donte të më bindte se ata ishin të lumtur bashkë.

Kur i thashë Babis që të na linte vetëm për të parë se çfarë donte të më thoshte Karolain, fjala e saj e parë ishte:

” Dua të largohem nga shtëpia. Unë nuk e dua atë, dua të marr fëmijën tim dhe të iki. Unë jam duke kërkuar për një shtëpi. Kisha kërkuar sërish në Chalandri, tani dua të kërkoj një shtëpi në Sintagma . Pse në Sintagma ? e pyeta. Sepse dua të nis një kurs pastiçerie.” Kush do t’ju ndihmojë financiarisht? E pyeta.

Lexo edhe:Nga njohja te nata fatale, dëshmia e plotë e pilotit që mbyti gruan: Kur nisi krisja me Carolinen?

Më dërgon mami para, por tani Babis mi merr paratë që më dërgojnë prindërit. A keni njoftuar dikë tuajin për gjithçka që po më tregoni tani?” Jo, nuk dua të paralajmëroj”. “Pse nuk ia tregon nënës?” “Sepse nuk dua t’i them asaj, ta vendos në këtë situatë .” A mund ta bësh vetëm?”Po mundem. Unë do të përpiqem .” Dhe pastaj, ajo filloi të qajë. Ajo qau për një kohë të gjatë. Dua të largohem sepse nuk mund më me atë njeri.”

Pse i ndërprenë seancat?

“Karolain kishte filluar të më hapej shumë dhe të më tregonte çështje shumë delikate. Pikërisht atëherë papritmas mora një mesazh se do të ndalonim seancat.
Dhe çfarë të ka thënë Babis? Ai thoshte që Karolain nuk e donte atë.

Se nuk kishin më lidhje me njëri-tjetrin. Dhe kjo ishte e vërtetë, sepse e kisha dëgjuar ngaKarolain. Megjithatë ajo më kishte thënë se ata flinin bashkë, se i mbështetej në gjoks kur shtrihej.

Dhe për t’i qetësuar gjërat, i thashë: Qetësohu, ti je 32 vjeç, ajo është 20, duhet të bësh një hap prapa dhe të tregosh mirëkuptim . Madje aty e pyeta: “Pse e shtyve kaq shumë pas abortit që të mbetej sërish shtatzënë?”. Nuk mora asnjë përgjigje.”

Pse mendon se e bëri atë veprim Babis?

“Një mashkull që dëshiron gjithmonë të manipulojë partneren e tij krijon gjithmonë angazhime. Ajo ishte e izoluar, nuk kishte para dhe Babis e mbante pas vetes me pretekstin se “kishte përgjegjësinë e fëmijës ”.
Jam e dashuruar me fytyrën, me pamjen, por e urrej atë, karakterin e tij. E urrej njeriun me të cilin jetoj, thoshte Karolain.”

Kishte frikë nga Babis?

“Në fund po. Më tha në janar. Deri atëherë nuk kishte thënë asgjë. Seancat vazhduan dhe çdo herë Karolain hapej edhe më shumë. Kështu filloi të thoshte disa gjëra për punën e Babis.
Ai filloi të punonte edhe të dielave. Të dielën që do ta kalonin bashkë dhe ai do ta ndihmonte për fëmijën dhe u largua sepse kishte klientë që do t’i çonin diku. Kur ma tha këtë, u habita. Ai kishte vendosur një gjurmues në iPhone-in e saj për të ditur në çdo moment se ku ndodhej. Por kurrë nuk mund të flisja në telefon me Karolain.”/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!