Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e Jan Prengës/ Dëshmia e kopshtarit: 4 persona transportuan një të vdekur

schedule17:11 - 16 Prill, 2025

schedule 17:11 - 16 Prill, 2025

Në Gjykatën e Posaçme, në seancën për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ka dëshmuar të mërkurën, Festim Bexhdili, kopshtari i kompleksit Golden, ku u pa për herë të fundit trupi I 49-vjeçarit.
Festi Bexhdili, ka deklaruar se ka parë, më 17 janar 2020, ka parë në vendin e tij të punës, në Kompleksin Golden, një makinë tip “Range Rover” me 4 persona të armatosur që nuk i njihte.
“Isha duke pastruar pishinën, kur erdhi një Range Rover i bardhë dhe u fut tek garazhdi. Shkova t’i pyesja. Ishin 4 veta të armatosur. Nuk i njihja. Më kërkuan ujë dhe ju dërgova. Isha i frikësuar. Më thanë “ka vekur një njeri”. Më thanë ta kalojmë nga makina në makinë. Isha shumë i trembur, nga armët e tyre edhe faktin se pashë një të vdekur. E kaluam nga Range Rover në një Fiat Doblo, që e përdornim për furnizimet në kompleks. E zhvendosëm trupin. Fytyrat i kishin zbuluar, por unë nuk i kujtoj. Njëri kishte tatuazhe. Pastaj më kërkuan edhe një kazmë e një lopatë. Nga gjuha mu dukën të gjithë  si nga veriu.”

Më tej Bexhdili është shprehur se në ambientet e resortit ka ardhur Altin Hajri, një tjetër I shumëkërkuar për këtë ngjarje.

 “Aty erdhi pastaj Altin Hajri. Ai i shau dhe ju tha “çfarë doni këtu, po na merrni në qafë!”. Ju kërkoi të ikin shpejt. Nuk e di ç’bëri Altini pastaj. Nuk e di për çfarë i deshën kazmën e lopatën. Jua dhashë dhe ata i futën ne makinë. Pasi ata ikën unë shkova në shtëpi në Kavajë.”

SPAK dyshon se Bexhdili ka dijeni ku është asgjësuar trupi i Jan Prengës i cili u rrëmbye në Kamëz, më 17 janar 2020, por ai e ka mohuar një gjë të tillë. Bexhdili u dënua me burgim të përjetshëm, por pas rekursit Gjykata e Lartë, prishi vendimin dhe ktheu çështjen për rigjykim.
Në këtë proces gjyqësor po gjykohen edhe Dritan Rexhepi, Aldo Majnishta, Gentian Funiqi, Martin Bleta, Korado Gështenja, Artan Doçaj dhe Geraldo Martini. Per vrasjen e Jan Prenges akuzohet dhe po gjykohet vecmas edhe Altin Hajri.

Rrëmbimi i Jan Prengës dyshohet se është bërë pasi, Astrit Prenga vëllai i viktimës, kishte vjedhur një sasi kokaine në Portsmouth, të Anglisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!