Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico se do të japë dorëheqjen nga posti i tij. Njoftimi zyrtar i kreut të ekzekutivit është parashikuar për të enjten. Vendimi vjen tre javë pas vrasjes së gazetarit Jan Kuçiak, që krijoi një krizë të thellë politike.
Të martën partitë opozitare sllovake depozituan një mocion mosmbesimi ndaj qeverisë së udhëhequr nga Fico. Ky i fundit e ka bërë të ditur vendimin e tij gjatë një takimi me presidentin Andrej Kiska, të cilin e ka sqaruar se do të lërë postin dhe do të krijohet një qeveri e re, por pa shkuar në zgjedhje të parakohshme.
Fico e ka kushtëzuar dorëheqjen e tij me respektimin e mazhorancës aktuale qeverisëse nga kreu i shtetit. Sipas kryeministrit, e drejta për të emëruar një kryeministër të ri i përket partisë së tij, Smer, që doli fituese në zgjedhjet parlamentare të 2016-s./abcnews.al

