Është shtyrë në GJKKO seanca gjyqësorë në ngarkim të Behar Bajrit, Safet Rustemit dhe Astmer Bilalit, të akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit
Gazetarja Bleona Prengezaj tha për ABC News, se shkak për shtyrjen e seancës, këtë të enjte, u bë mungesa e njërit prej avokatëve mbrojtës.
SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim në GJKKO Safet Bajrin, Behar Bajrin (Rustemi), Astmer Bilalin, të dyshuar për vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër në gusht të vitit 2018.
Për vrasjen e Fatbardh Licit, SPAK ka ngritur akuzat “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” ndaj Safet Bajrit, Behar Bajrit dhe Astmer Bilalit.

