Vrasja e Egli Progës/ Gjykata e Korçës lë në fuqi masën e “arrestit me burg”

schedule13:24 - 14 Tetor, 2024

schedule 13:24 - 14 Tetor, 2024

Gjykata e Korçës la në fuqi masën e “arrestit me burg” për tre dëshmitarët e vrasjes së Egli Progës.

Në seancën për njohjen e masës së sigurisë të tre të arrestuarit mohuan të kenë ndërhyrë në serverin e kamerave të sigurisë.

Avokatët mbrojtës kundërshtuan kërkesën e prokurorisë për arrest me burg duke kërkuar detyrim paraqitje sepse sipas tyre të procceduarit ishin paraqitur rregullisht para oficerit të prokurorisë gjyqësore. Pamjet e serverit të kamerave të sigurisë së lokalit të Voltan Shkullakut janë ekspertuar në Bullgari dhe pritet edhe rikthimi i pamjeve.

Avokati Esmerald Xhafa, ka folur pas dhënies së sigurisë për tre dëshmitarët e vrasjes së Egli Progës.

“Tre personat, dy prej të cilëve mbrohen prej meje, sa nuk ka prova, e konsideroj absurde. Prova sipas prokurorisë janë gjetur ndërhyrje në server, por në ende nuk e kemi në dorë ekspertimin. Personat që mbrohen prej meje nuk kanë kryer veprime të paligjshme. Ata nuk janë marrë në pyetje pas ngjarjes”, ka thënë ai.

/abcnews.al/