Vrasja e Egli Progës, gjykata kthen në burg 3 bashkëpunëtorët në fshehjen e krimit

schedule13:24 - 14 Tetor, 2024

schedule 13:24 - 14 Tetor, 2024

Tre bashkëpunëtorët në vrasjen e Egli Progës që fshehën krimin dhe kanë qenë deri tani të lirë, do hetohen në qeli për këtë ngjarje. Gjykata e Korçës u komunikoi këtë të hënë masën arrest në burg, te caktuar me kërkese të prokurores se re të dosjes, mbi bazën e provave të reja.

Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe janë ripyetur nga prokurorja Dhorina Theodhori e cila ka zbuluar provat që i bëjnë fajtorë të tre personat.

Sipas hetimeve të prokurorisë, ata kanë ndërhyrë në serverin e kamerave të sigurisë në lokalin ku Proga mbeti i vrarë, kanë dëmtuar vendngjarjen dhe hetimet për këtë çështje.

Avokatët mbrojtës kundërshtuan kërkesën e prokurorisë për arrest me burg duke kërkuar masën detyrim paraqitje. Sipas përfaqësuesit ligjor të të akuzuarve, nuk ka prova për arrestimin e tyre, pasi ende nuk kemi në dorë ekspertimin e serverave të kamerave.

Pamjet e serverit të kamerave të sigurisë së lokalit të Voltan Shulkut janë dërguar për ekspertim në Bullgari dhe pritet rikuperimi i tyre.

Egli Proga mbeti i vrarë nga goditjet që I shkaktoi Denis Meçe i cili aktualisht është në burg për vrasje nga pakujdesia.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!