Vrasja e efektivit në Lezhë, një polic kreu veprime arbitrare ndaj Aldi Ramës, si i riu u la në arrest shtëpie për vonesat e dokumenteve

schedule11:27 - 20 Qershor, 2022

schedule 11:27 - 20 Qershor, 2022

Policia e Lezhës kishte kryer veprime arbitrare më herët ndaj 21 vjeçarit që u vetëvra në Lezhë pasi ekzekutoi efektivin e policisë,  Saimir Hoxha më 28 shtator të vitit që shkoi.

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet duke vendosur nën akuzë efektivin e policisë me iniciale M.M ndërsa nuk ka gjetur prova për dy efektivet e tjerë që në vitin 2019 kishin shoqëruar në komisariat 21 vjeçarin Rama, pas akuzave për dhunë ndaj të dashurës së tij.

Përfundimin e ka arritur prokurori Françesk Ganaj, i cili më parë për shkak të vonesës në dërgimin e shkresave nga prokuroria në gjykatë, bëri që ndaj te riut të ndryshonte masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Për këtë arsye 21 vjeçari kishte mundësi të ishte i lirë dhe nën mllefin e akumuluar për dhunën ndaj tij, të zbrazte armën ndaj efektivit Saimir Hoxha që sëbashku me disa kolegë të tjerë e kishin ndaluar në zonën e Vainit për një kontroll.

Pas vrasjes se policit, ILD i kishte kërkuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë të ndëshkonte me masë disiplinore prokurorët Milan Laskaj dhe Françesk Ganaj, pasi autori mund të ishte në izolim ditën e ngjarjes dhe mund të ishte evituar një krim ndaj uniformave blu.

Pas ngjarjes nisën hetimet në lidhje me akuzën që kishte ngritur ndaj policisë Aldi Rama ku pretendohej për dhune të ushtruar gjatë shoqërimit në dhomat e paraburgimit në Komisariatin e Lezhës dhe rreth 9 muaj më vonë, i njëjti prokuror, Françesk Ganaj, që la të lirë të riun që vrau nënkomisarin e policisë Saimir Hoxha, mbyll hetimet për dhunën e pretenduar në komisariat dhe çështja me një të akuzuar pritet të përfundojë në gjykatë.

Çfarë kishte ndodhur më herët?

Aldi Rama u ndalua në vitin 2019 pasi u kap me lëndë narkotike dhe një armë të ftohtë, por ndaj tij kishte bere denoncim për dhunë edhe një vajzë. Pavarësisht provave, prokurorët Françesk Ganaj dhe Milan Laska, nuk vepruan në kohë dhe dërguan me vonesë në gjykatë materialet në ngarkim të tij e kjo bëri që 21 vjeçari të lihej në arrest shtëpie. Ndërkohë ishte vetë i riu Rama që paditi policinë për dhunë dhe keqtrajtim gjatë shoqërimit dhe prokuroria nisi hetimet.

9 muaj nga vrasja e oficerit Hoxha dhe vetëvrasjes së autorit, 21 vjeçarit Aldi Rama, prokurori që e la të lirë kreu të gjitha veprimet hetimore, por gjeti fajtor vetëm për njërin nga 3 efektivët e policisë të kallëzuar per ngjarjen.

Vrasja

Më 28 shtator, ndërsa ishte në operacion për asgjësimin e lëndëve narkotike në zonën e Kunes oficeri Saimir Hoxha ndaloi një automjet ku ndodheshin tre persona njëri prej të cilëve 21 vjeçari Aldi Rama. Ky i fundit refuzoi t’i bindej nënkomisarit Saimir Hoxha që t’i jepte mjetin identifikimit dhe e qëlloi me dy plumba njëri prej të cilëve e kapi në zemër duke i shkaktuar vdekjen. Autori u largua dhe u fsheh për disa orë në lagunë, ku dyshohet se qëlloi ndaj vetes. I plagosur u dërgua në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë por ndërroi jetë si pasojë e plagës së marrë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!