Vrasja e Edi Reçit/ Pallati i kuq nga erdhi plumbi, u godit nga ndërtesa përballë banesës së tij

schedule10:45 - 16 Nëntor, 2024

schedule 10:45 - 16 Nëntor, 2024

Ekspertet e krimeve në Policinë e Tiranës, janë rikthyer të shtunën sërish në vendin ku u vra biznesmeni 52-vjeçar në rrugën “Faik Konica”, për të bërë eksperimentimin se si u krye ekzektuimi dhe se ku ishte pozicionuar qitësi.

Nga verifikimet e bëra deri më tani, ka dyshime të forta, se autori I dyshuar të ketë qëlluar nga një pallat I vjetër që ndodhet rreth 50 metra larg vendit ku u ekzekutua Eduart Reçi.

Sipas matjeve të kryera, ka dyshime se ekzekutori të ketë qënë në një prej sheshpushimeve të pallatin, disa metra më lart sesa viktima. Grupi I ekspertëve është ngjitur disa herë edhe në pallatin nga ku dyshohet se u krye qitja, por deri në këto momente nuk kanë gjetur gjurmë baruti apo të dhëna të tjera që mund të çojnë në identifikimin e autorit.  Dyshimet janë se arma që kanë qëlluar e mban gëzhojën në fole.

Predha është e një kalibri të vogël, 5.65 mm,  me majë të hollë dhe të gjatë, struktura e së cilës ka bërë që të kalojë tej për tej në kokën e Eduart Reçit.

Ndërkohë edhe pse kanë kaluar 3 ditë nga ngjarja që tronditi kryeqytetin, hetuesit po hasin vështriësi për gjetjet e motivit të kësaj ngjarje. Megjithatë pista kryesore e hetimeve janë konfliktet për shkaqe pronësie të bizsnesmenit të ndërtimit, por nuk përjashtohen as konfliktet në të kaluarën e viktimës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!