Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e dytë në Minneapolis/ Republikanët shtojnë presionin ndaj Shtëpisë së Bardhë: Hetim transparent

schedule11:59 - 26 Janar, 2026

schedule 11:59 - 26 Janar, 2026

Shtëpia e Bardhë po përballet me presion në rritje për të nisur një hetim për vrasjen e dytë në Minneapolis nga agjentët federalë.

Këto thirrje nuk kufizohen vetëm tek Demokratët, pasi disa republikanë kanë filluar gjithashtu të bëjnë thirrje për një hetim për të shtënat fatale.

Senatorja Republikane e Alaskës, Lisa Murkowski, thotë se nevojitet një “hetim gjithëpërfshirës dhe i pavarur i të shtënave”, duke shtuar se kjo do të ndihmojë në “rindërtimin e besimit”.
“Agjentët e ICE nuk kanë liri veprimi në kryerjen e detyrave të tyre”, shton Murkowski.



Thirrje të ngjashme për një “hetim të plotë dhe të paanshëm” janë bërë nga Senatori Republikan i Karolinës së Veriut, Thom Tillis.

Ai thotë se vrasja e një qytetari amerikan nga agjentët e ICE “duhet të ngrejë pyetje brenda administratës në lidhje me përshtatshmërinë e trajnimit për zbatimin e ligjit për imigracionin dhe udhëzimet që u jepen oficerëve për kryerjen e misionit të tyre”.

Senatori për Pensilvani, Dave McCormick, i bën jehonë këtyre thirrjeve për një hetim të plotë. Megjithatë, ai thotë se mbështet ICE-në dhe “punën kritike që ata bëjnë”, duke shtuar se “retorika e papërgjegjshme dhe mungesa e bashkëpunimit nga politikanët e Minesotës po nxisin një situatë të rrezikshme”.

Ndërkohë, senatori i Nebraskës, Pete Ricketts, i përshkruan të shtënat si një “situatë të tmerrshme”, ndërsa bën thirrje për një “hetim transparent”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!