Policia e Kurbinit ka vënë në pranga tre autorët e vrasjes së dyfishtë mbrëmjen e së dielës. Kjo u arrit pas negociatave të policisë dhe familjarëve të të dyshuarve.
Pas disa orësh negociatash mes policisë dhe familjarëve, u dorëzua edhe autori i tretë për vrasjen e dyfishtë në Laç.
Manuel Bushit iu vendosën prangat, pasi më herët ishin vetëdorëzuar Markel Bushi 25 vjeç dhe Venncens Bushi 28 vjeç.
Ishin familjarët që binden fëmijët të dorëzoheshin para se të bëhej varrimi i dy të rinjve.
Kjo edhe për të shmangur hakmarrjen kohën e ceremonisë.
Tre të rinjtë Bushi akuzohen se pas një sherri në një nga lokalet e Laçit vranë me armë zjarri Kelvin Jushin dhe Erjon Jushin, kushërinj me njëri tjetrin.
Nuk dihet saktësisht motivi i ngjarjes, por parakrakisht thuhet se një konflikt mes tyre u pasua me përdorimin e armëve.
Grupi i posaçëm hetimor po vijon punën për dokumentin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Kurbin, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, në bashkëpunim”.
/ABC News Albania 24/7