Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Dukagjin, ku babë e bir janë ekzekutuar me armë zjarri në fshatin e tyre të lindjes.
Gazetari Simon Shkreli raporton për ABC News se policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për mbledhjen e informacioneve në lidhje me pistat në lidhje me vrasjen e babë dhe bir, por akoma nuk ka të dhëna nëse në këtë vrasje ka marrë pjesë një apo dy persona.
Pista kryesore në të cilën heton është konkurrenca për lëndën drusore apo shfrytëzimin e pyjeve në Shkodër ose ndonjë konflikt i çastit që ato mund të kenë pasur me ndonjë person.
Ndërkaq paraprakisht dyshohet se objektivi mund të ketë qenë babai për shkak të punës së tij që ai më parë ka qenë polic, dhe më pas është marrë me transport të lëndës drusore, ndërsa i biri njihet si një djalë i rregullt, i urtë dhe punëtor.
LEXO EDHE: U vra bashkë me të birin në Dukagjin, Gjokë Gurra dikur ishte pjesë e policisë së Shkodrës
Ndër të tjera mësohet se sipas burimeve nga policia ngjarja e një dite më parë duket se është e mirëmenduar se më parë u është djegur shtëpia dhe janë njoftuar dhe më pas u është bërë pritë dhe janë vrarë babë e bir.
Fatkeqësisht për shkak se fshatrat në këtë zonë janë të braktisur dhe banorët janë shumë të pakët, ndaj nuk është se kanë dhënë detaje në lidhje me këtë ngajrje të rëndë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult. Një zjarrëvënie e qëllimshme e shtëpisë së tyre në Dukagjin një natë më parë, ka bërë që Gjokë Gurra, 57 vjeç dhe Eduard Gurra, 31 vjeç, të shkojnë tek shtëpia e djegur.
Lidhur me ekzekutimin e tyre, nuk është përjashtuar ende mundësia se babë e bir janë zënë në pritë në shtëpinë e tyre në Dukagjin, ndërsa prej vitesh jetonin në qytetin e Shkodrës.
Ndërkohë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të saj. /abcnews.al

