Vrasja e deputetit anglez, arrestohet djali i këshilltarit të ish -kryeministrit somalez

schedule17:18 - 17 Tetor, 2021

schedule 17:18 - 17 Tetor, 2021

Policia britanike ka arrestuar të dyshuarin kryesor për vrasjen e deputetit britanik David Amees.  Bëhet fjalë për një 25-vjeçar, djali i këshilltarit të ish kryeministrit somalez, i cili do të merret në pyetje nga autoritetet deri të premten. Sipas hetimeve të mëparshme, arsyeja e krimit dyshohet të jetë ekstremizmi islamik, tha policia në një deklaratë të premten.

David, i cili ka shërbyer si deputet konservator që nga viti 1983, u godit disa here me thikë pranë një kishe Metodiste në Leigh-on-Sea.  David gjithashtu  ishte i martuar dhe kishte  katër vajza dhe një djalë.

Ky është deputeti i dytë që është vrarë gjatë viteve të fundit pas vrasjes së deputetit të Partisë Laburiste Jo Cox në qershor 2016. Sulmi i fundit ka ngritur shqetësime për sigurinë e deputetëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!