Vrasja e Çollakut, mbyllet shqyrtimi për Shtrazën

schedule16:59 - 2 Nëntor, 2017

schedule 16:59 - 2 Nëntor, 2017

Gjykata për Krimet e Rënda mbylli shqyrtimin gjyqësor në ngarkim të Denis Shtrazës, i akuzuar për rrëmbimin me pasojë vdekjen të Gazmend Çollakut. Çështja kaloi në fazën e konkluzioneve përfundimtare. Në seancën e radhës, e caktuar në 6 nëntor pritet të paraqiten konkluzioinet e Prokurorisë. Të enjten Gjykata administroi provat shkresore të palëve, mes të cilave dhjetra proceserbale, akt-ekspertime ADN-je, GPS-je si edhe pamje filmike. Prokuroria hoqi dorë nga disa prova me pamje filmike, të cilat ishin listuar si provë, por kishte qenë e pamundur administrimi i tyre gjatë hetimit. Gazmend Çollaku u rrëmbye mbrëmjen e 6 janarit 2017 në parkingun e një lokali pranë portit të Durrësit. Të nesërmen trupi i tij i pajetë u gjet në zonën e Fushë-Krujës.