Erion Alibej dhe Xhulian Hoxha janë përplasur në gjyq në lidhje me vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës.
Alibej deklaroi se Hoxhën e ka paguar, që t’i jepte informacione lidhur me Bujar Çelën, madje u ka dhënë pagesa edhe bashkëshortes së tij.
Ndërsa Hoxha e ka kundërshtuar, duke thënë se nuk ka lidhje me këtë ngjarje dhe se kërkon që ta fusë në armiqësi me shokët e tij.
Erjon Alibej: Për Xhulian hoxhën, për rastin vrasjen e Bujar Çelës. Atij i kam dhënë vetëm pagesa sistematike për rastin konkret nuk i kam dhënë se ka qenë në burg. Për Xhulian Hoxhën pagesat ia kam dhënë sistematiksht me data fikse ose kur i kërkonte për informacionet që më jepte. I kam dhënë edhe bashkëshortes se tij pagesa. Madje ky më kercënonte, më thoshte do flas e të tilla gjëra. Dhe i kam çuar familjarë të mi, e kam inçizuar, madje në makinë për kërkesën e lekëve ia kam dhënë edhe prokurorëve këtë përgjim. Familjarë të mi e kanë përgjuar kur i jepnin lekët.
Xhulian Hoxha më informonte për gjithçka. Për Talo Çelën, Xhulian hoxha ka pasur dijeni se unë doja ta vrisja. Unë flija dhe zgjohesha me idenë për ta vrarë Talo Çelën. Se ato trimat e Dubait nxirrnin të tjerët në rrugë. I hodhën në rrugë si qen. Në lidhje me Bujar Çelën, i kam kërkuar çdo informacion për Bujar Celën, çdo veprim. Më ka çuar foto dhe të dhëna. Ia kam shpjeguar Xhulianos.
Xhulian Hoxha: Zbardhni bisedat e mia me Erjonin. Nuk kam të bëj. Se për Bujar Çelën është një person tjetër Halili, dhe ka bërë deklarime. Për çdo ngjarje keni dvr e kamerave të shtëpisë time. Dhe me bisedat unë kam qënë në shtëpi, nuk kam qenë mbrapa askujt. Kam qenë në shtëpi. Unë kam qenë shok me atë dhe ai ka mllef me mua. Ai thotë që nuk më ka njohur, unë jam rritur me të. Nuk kam lidhje fare, hapni të dhënat. Më jepni 300 vite burg plus nëse kam lidhje me këtë. Ky kërkon të më përplasë mua me shokët e fëmijërisë time. Ky këtë do. Unë kam qenë edhe dy muaj në burg. Ky do të më fusë mua në hasmëri me miqtë e fëmijërisë./abcnews.al