Një biznesmen italian është gjetur i vrarë me armë në fshatin Salari të Tepelenës.
Bëhet fjalë për 44 vjeçarin Edoardo Sarchi, ortak në një fabrikë tullash në Tiranë, i cili prej rreth 25 vitesh jetonte në zonën e Laprakës.
Lidhur me ngjarjen, numri i të shoqëruar ka shkuar në pesë. Mes tyre është shoqëruar dhe ka dëshmuar Eqerem Braçe, i cili ishte edhe ortaku i viktimës në fabrikën e tullave në Tiranë dhe së bashku kishin dalë për gjah.
Sipas dëshmisë së Braçe, një person ka hapur zjarr drejt automjetit të 44-vjeçarit italian dhe më pas ai ka dalë për t’i dhënë ndihmë, ndaj edhe sipas tij trupi i viktimës ndodhej disa metra larg automjetit ku ndodhej.
Mbetet për t’u verifikuar vërtetësia e dëshmisë së tij, ndërkohë që pas verifikimeve të kryera në automjetin e viktimës nuk ka gjurmë plumbash, por vetëm një gomë të shfryrë.
Policia ka shpallur në kërkim djalin e Eqerem Braçes, Gazment Braçen për ta marrë në pyetje, pasi edhe ai ka qenë në vendngjarje, thanë burimet./abcnews.al

