Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë/ Eksperti Kriminalistik: Dëshmi kontradiktore, krimi ende mister. Çështja t’i kalojë SPAK!

schedule13:41 - 29 Shtator, 2025

schedule 13:41 - 29 Shtator, 2025

Eksperti kriminalistik Artan Rexhepi, në emisionin “News Line” në ABC News, komentoi vrasjen e biznesmenit italian 44-vjeçarit, Eduardo Sarchi në Tepelenë.

Ai tha se kjo ngjarja është ende e paqartë dhe sidomos pas dëshmive të ndryshme, ngjarjes i shtohet edhe më shumë misteri. Të shoqëruarit në polici kanë dhënë deklarata kontradiktore, siç tha ai dhe se për këtë nuk do të duhej që t’u jepej mundësia e lirisë.

“Nëse një dëshmitar gënjen në këto raste, është shumë e rëndë. Gjëja që më bën më shumë përshtypje është që kemi 3-4 snajperistë, në kuptimin metaforik…Normalisht është kurajë shumë  e madhe, sepse t’i dalësh në pritë tre njerëzve të armatosur do një kurajë të jashtëzakonshme. Ndërsa për variantin e dritave, nuk kemi ende diçka të saktë. Situata është ende e paqartë…Fakti që informacionet po deformohen, lë për të dëshiruar…Është në lojë reputacioni i Shqipërisë, pasi kemi të bëjmë me shtetas të huaj. Për dëshmitarët do të isha për një liri të kufizuar…Kjo ngjarje po vishet me shumë mister…Aty ka një hyrje dhe një dalje, dhe këto janë të monitoruara…Në zonat rurale, problem është vetëm kur ‘eksportohet’ krimi…Fakti që kanë prononcuar mediat italiane duhet të angazhohet më shumë SPAK…Kjo ngjarje duhet të zbardhet sepse nëse nuk zbardhet ‘mund të vijojë me ngjarje të tjera…’Nëse dëshmitarët janë të pasaktë nuk do duhej t’i jepej mundësia e lirisë. Nga ajo që ka nxjerrë mjekësia ligjore, përjashtohen armët e gjahut…Të gjitha pistat janë në lojë, por për jehonën që ka marrë është mirë që ngjarja t’i kalojë SPAK ose të jetë në bashkëpunim me SPAK”, përfundoi ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!