Ekstradohen vrasësit e Nikulajt/ Gjykata vendos për ekstradimin e Edmond Haxhisë dhe tre britanikëve

schedule12:47 - 27 Gusht, 2024

schedule 12:47 - 27 Gusht, 2024

Një gjykatë në Londër, i ka dhënë dritën jeshile ekstradimit për në Shqipëri, të Edmond Hoxhisë, dhe 3 britanikëve të tjerë, të cilët u arrestuan disa muaj më parë si të përfshirë në vrasjne e biznesmenti Ardian Nikulaj në 19 prill të viti 2023 në lokalin e tij në Shëngjin.

Pasi u njohën me dosjen voluminoze dhe kërkesën e Shqipërisë, gjatë seancës të së martës, gjykata vendosi të ekstradojë Edmond Haxhisë, Thomas Mithan, Harry Simpson dhe Harriet Bridgeman, ndërsa për Steven Hant, një tjetër të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e Ardian Nikulajt, nuk është marrë vendim, për shkak se ai është dignostikuar me një sëmundje të rëndë.

Disa javë më parë, Prokuroria e Lezhës, dërgoi një letër garanci tek autoritetet britanike, ku me qëllim realizimin e ekstradimit, ranë dakord që Edmond Haxhia dhe tre britanikët e tjerë të mos përballen me veprën penale “vrasje për gjakmarrje” që parashikon një dënim nga 30 vite deri në burgim të përjetshëm, por për vepra të tjera penale për vrasjen e Ardian Nikulajt.

Por pavarësisht vendimit të marrë nga kjo Gjykata e Londrës, Edmond Haxhia, dhe 3 britanikët e tjerë, kanë të drejtën për të apeluar ekstradimin e tyre në Gjykatën e Lartë të Britanisë së Madhe.

Për sa i përket vrasjes së Ardian Nikulajt, në Shqipëri më 31 dhjetor u ekstradua nga Maroku edhe portugezi Ruben Saraiva, i cili dyshohet se është personi që qëlloi me 6 plumba biznesmenin në Shëngjin. Sipas hetimeve, Edmon Haxhia, kishte thurur palnin e vrasjes së Ardian Nikulajt, dhe për ta ekzekutuar, si vëzhgues kishte marrë 4 britanikë Thomas Mithan, Harry Simpson, Harriet Bridgeman, dhe Steven Hant të cilët u hoqën si turistë, ndërsa në rolin e ekzekutorit dyshohet se ishte Ruben Saraiva. Pas ngjarjes Edmond Haxhia dhe 4 britanikën u larguan në Britaninë e Madhe ku edhe u arrestuan, ndërsa Ruben Saraiva u kap në Marok.

Sipas Policisë dhe Prokurorisë së Lezhës vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja Nikulaj kishte me fisin Lekstakaj në qytetin e Lezhës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!