Vrasja e avokatit, Hazizaj: Jemi afër fundit

schedule17:50 - 27 Mars, 2019

schedule 17:50 - 27 Mars, 2019

Për juristin Sokol Hazizaj, fakti që një qytetar vret një avokat tregon fundin. I ftuar në emisionin “Mbrëmje ABC” nga Mirela Milori, Hazizaj u shpreh se vrasja e avokatit Ravik Gurra ka lënë mbresa të hidhura tek ai.

“Ajo ishte një ngjarje dhe vazhdon të jetë në mbresat e mia një ngjarje tepër e hidhur, për të cilën nuk ka masë ekuilibri. Por kjo ndodh për shkak të asaj që përmenda më parë. Në momenti që populizmi, jo në kuptimin negativ, mënyra e të menduarit arbitrarisht mbi atë që kryen një funksion, jo vetëm që shkatërron sistemin, por sjell të tjera pasoja. Vrasja, humbja e jetës për shkak të arbitraritetit të një qytetari ndaj një avokati, gjyqtarit dhe prokurorit për mua tregon fundin. Pra ne jemi afër fundit. Që do të thotë që merr guximin një shtetas të godasë një nga tre dimensionet e drejtësisë. Debati në gjykatë bëhet midis prokurorit,  gjykatës dhe avokatit. Mungesa e një dimensioni prish procesin. Pra prish sistemin. Si dhe të ndihesh i rrezikuar në procesin civil kur përfaqëson interesa e tjetrit. Këto janë profesione që kanë lindur bashkë me njeriun, nuk janë profesione që kanë lindur me kafshët. Ne ndryshojmë nga kafshët sepse flasim, dsikutojmë, artikulojmë. Në momentin që prishet kjo lloj lidhje, jo vetëm e karakterit juridik, por edhe e karakterit filozofik, ne nuk e meritojmë të quhemi njerëz. Por çfarë? Qënie biologjike, shkak për të cilën duhet të futemi në kafaz”, tha Hazizaj.

Sipas tij, avokati nuk ka në dorë vendimin e gjykatës, por thjesht artikulimin e fakteve. Gjithashtu Hazizaj tha se procesi i Vettingut nuk ka përmirësuar perceptimin negativ të qytetarëve mbi drejtësinë, sepse kjo e fundit nuk është në një proces një ditor, por një proces që ecën bashkë me shoqërinë.

“Ju mendoni se avokati, mbrojtësi ligjori, në kuptimin kushtetues dhe ligjor është faktori themelor i vendimit të gjykatës? Mendoni se mbrojtësi ligjor përveç artikulimit të faktit në kuptimin juridik ka gjë tjetër në dorë? Sistemi a ka shumë gjëra në dorë? Po ka të drejtën për të të gëzuar apo hidhëruar për të çuar në pjesën tjetër? Mendoni se procesi i Vettingut sot ka rregulluar perceptimin e shqiptarëve mbi drejtësinë? Sot është larguar 1/3 e gjyqtarëve dhe prokurorëve për shkak të Vettingut. Dini gjë nga një testim që të jetë riparuar 1/ 3 e perceptimit? Procesi i drejtësisë nuk është një ditor, por ecën bashkë me shoqërinë. Sa më i lartë të jetë standardi i shoqërisë aq më i lartë është standardi i dhënies së drejtësisë”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!