Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ecuria dhe zhvillimi ekonomik/ “Në vëmendje inflacioni i çmimeve të ushqimeve”, ministrja Ibrahimaj: Borxhi publik i reduktuar përgjatë viteve të fundit

schedule12:21 - 23 Janar, 2026

schedule 12:21 - 23 Janar, 2026

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj në një konferencë për mediat foli për zhvillimin ekonomik, duke prezantuar ecurinë ekonomikë dhe orientimin nga konsumi drejt investimeve, eksporteve si edhe rritjes së produktivitetit.

Gjatë fjalës së saj Ibrahimaj tha se politikat e ndërmarra kanë qëllimin garantimin dhe qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike. Gjithashtu shtoi se në vend ka një klimë biznesi që nxit investimet.

“Ekonomia përgjatë gjithë viteve të fundi ka patur stabilitet. Synimi është të garantojmë një treg që nxit investime. Investimet janë një komponent i rëndësishëm. Rritja e vazhdueshme të investimeve të huaja direkte, tregon për një besim te ekonomia shqiptare qoftë e investitorëve shqiptarë qoftë edhe të huaj. Gjithashtu investimet janë mbështetur nga kredia që garanton jo vetëm financimin e vitit aktual por edhe pritshmëritë për vitin e ardhshëm”, tha ajo.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!