Vrasja e Arben Bilalit referohet në prokurori pa autor

schedule16:17 - 1 Shkurt, 2019

schedule 16:17 - 1 Shkurt, 2019

Më shumë se 30 të shoqëruar janë marrë në pyetje në polici për vrasjen e tipit mafioz të ish-policit Arben Bilali, por ende uniformat blu nuk kanë rënë në gjurmët e atentatorëve. Ndërkohë dosja penale u regjistrua në prokurori e Tiranë pa autor.

Policia e Tiranës ende nuk asnjë person të ndaluar për vrasjen e ish- efketivit Arben Bilali, ngjarje kjo e ndodhur mesditën e 30 janarit në zonën e Selitës.

Matarialet u referuan në prokurorinë e kryeqytetit nga Oficer të Policisë Gjyqësore për nenin 78 të Kodit Penal me akuzën, “Vrasje me paramendim”, duke u regjistruar dosja pa autor. Menjëherë, pas krimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës u morën në pyetje edhe anëtarët e familjes Xhabafti, të cilët mohuan përfshirjen e tyre në krim, duke dhënë si alibin edhe  pamjet filmike se, ku ishin në ato moment kur kishte ndodhur ngjarja. Edhe pse janë sekuestuar më shumë se 20 kamera sigurie si, të bizneseve të zonës së Selitës e, po kështu, në rrugën “Safer Konda”, ku jetonte ish-polici me familjen e tij, përsëri grupi hetimor e ka të vështirë që të përftojë identikitin e ekzekutuesit. Nga ato pak pamje që janë të vlefshem, atentatori ka qëlluar nga një atomjet tip Mecedes Bens,  S Class i zi, i cili ka qenë i maskuar, duke e bërë të pamundur identifikimin. Gjithashtu rreth 1 km nga vendi i krimit, mjeti luksoz ka ndërruar targat false e, dyshohet se më pas ka ndjekur intenerarin për t’u larguar nga rruga e vjetër e Ndroqit.

Burimet nga policia e Tiranës janë të rezervuara, teksa ekzekutimi i Bilalit lidhet me hakamrrjet e vjetra që datojnë nga viti 1994. Për mënyrën se si u ekzektua, ish-polici, ekspertët e krimeve të rënda në policinë e Tiranës, pohojnë se atentatorët kanë qenë profesionitë. Ata kanë ndjekur në detaje lëvizjet e viktimës, duke mos i dhënë asnjë mundësi kundërpërgjigjeje, e më pas u larguan pa lënë shumë prova materiale. Në Laboratorin e Policisë Shkencore u dërguan për ekspertizë balistike gëzhojat e gjetura në vendngjarje për të vertetuar nëse arma e krimit është përdorur në ndonjë tjetër ngjarje kriminale apo jo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!