Vrasja e Altin Balliut në Korçë përplas Gjykatën me Prokurorinë

schedule18:00 - 9 Janar, 2020

schedule 18:00 - 9 Janar, 2020

Vrasja e Altin Balliut, një vit më parë në Korçë ka përplasur Prokurorinë me Gjykatën. ABC News ka zbardhur dosjen hetimore të vrasjes. Gjykata ka vendosur që ta kthejë çështjen për rihetim pasi ka konstatuar mangësi në zbardhjen e ngjarjes.

Ndërsa familjarët pretendojnë se prokurori i çështjes po favorizon autorin e vrasjes, Olger Mustafa, duke kërkuar dënim me 20 vite burg. Vrasja e Altin Balliut në janar të 2019-së, ka përplasur Gjykatën dhe Prokurorinë e Korçës, për shkak të pretendimeve të familjarëve të viktimës dhe autorit të dyshuar.

Gjykata e Korçës ka vendosur që të kthejë për hetime të mëtejshme çështjen me argumentin se hetimet janë të paplota. Gjykata vlerëson se nuk është hetuar nga prokuroria konflikti që ka ndodhur përpara se të kryhej vrasja. Gjithashtu sipas gjykatës, nuk është bërë në mënyre të rregull transkriptimi i pamjeve filmike nga kamerat e sigurisë të bizneseve që kanë regjistruar ngjarjen.

Përplasja për këtë çështje ka nisur pas akuzës së ngritur nga Prokuroria, ndaj autorit Olger Mustafa. Prokuroria e akuzon Musten për “Vrasje me dashje”, ndërsa familjarët dhe avokati i viktimës pretendojnë se duhet të bëhet klasifikimi i akuzës në “vrasje në rrethana të tjera cilësuese ndaj dy ose më shumë personave, duke vënë në rrezik shumë njerëz”.

Sipas akuzës së prokurorisë, autori i krimit nuk mund të dënohet më shumë se 20 vite burg, ndërsa vepra penale e pretenduar nga familjarët e ka marzhin e dënimit nga 20 deri me burgim të përjetshëm.

Familjarët i kanë dërguar një ankesë Këshilli të Lartë të Prokurorisë për prokurorin Edmond Shytko, duke theksuar se ai po favorizon vrasësin e të afërmit të tyre.

Familjarët e Altin Balliut kërkojnë nga KLP që prokurori të zbatojë urdhrat e gjykatës për të rimarrë në pyetje të gjithë dëshmitarët dhe gjithashtu të zbardh me procesverbal numrat e telefonave të paidentifikuar që kanë komunikuar me autorin përpara se të kryhej krimi.

I dyshuari Olgert Mustafa u vetdorëzua në policinë e Korçes në mars të vitit të shkuar, ku ka deklaruar se është ndjerë i fyer dhe se krimin e ka kryer në gjendje të rënduar psikologjike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!