Vrasja e 72 vjeçarit në Memaliaj/ Lihet në burg Skënder Ajdini, detyrim paraqitje për të birin

schedule16:19 - 24 Gusht, 2024

schedule 16:19 - 24 Gusht, 2024

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka dhënë masën “arrest me burg” për 71 vjeçarin Skënder Ajdini dhe “detyrim paraqitje” për djalin e tij Bledar Ajdini, 43 vjeç për vrasjen e kushëririt të tyre Faik Ajdini.

Të arrestuarit nuk kanë dhënë shpjegime në gjykatë teksa në heshtje kanë pritur vendimin. Me togat e zeza do të përballet edhe i dyshuari kryesor Blerti Kanushi, i cili u arrestua dy ditë më parë me akuzën e vrasjes.

Faik Ajdini, 72 vjeç, u gjet i vdekur nga familjarët e tij tre ditë më parë dhe policia pas hetimeve të kryera ka arritur të zbardhë vrasjen dhe të vërë para përgjegjësisë ligjore autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje të rëndë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!