Vrasja e 62-vjeçarit te Liqeni dyshohet për shkak të borxheve

schedule15:15 - 17 Mars, 2019

schedule 15:15 - 17 Mars, 2019

Ekzekutimi i 62-vjeçarit të shtunën e 16 marsit u bë për shkak të një borxhi prej 46 mijë euro që autori i kishte viktimës. Ky i fundit u qëllua disa herë me armë nga Islam Myrta. Policia ka shpallur në kërkim autorin dhe ka arrestuar Myftar Pashën, i cili ka qenë me bashkë me Myrtën momentin e vrasjes.

Borxhi prej 46 mijë euro ishte shkaku pse Islam Myrta ekzekutoi Haxhi Baçinakun  të shtunën e 16 marsit në Parkun e Liqenit. Pas një konflikti të ashpër, Myrta ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar 4-5 herë 62-vjecarin. Kështu dëshmoi në polici personi që ka qenë me autorin në momentin e vrasjes. Myftar Pasha tha se miku i tij i kishte borxh viktimës, dhe kur ka parë Baçinozin në park është stepur. Por sipas tij përballja nuk u shmang, dhe mënjëherë, Haxhiu e ofendoi Islamin. Ky i fundit e qëlloi 4-5 herë me armë dhe u largua.

Haxhi Baçinozi u qëllua për vdekje me armë zjarri në sy të djalit të tij të shtunën e 16 marsit në Parkun e Liqenit. Policia ka shpallur në kërkim autorin e krimit.

Mësohet se Haxhi Baçinozi ka qenë i dënuar politik, nën akuzën e agjitacionit dhe propagandës në vitin 1982 dhe 1984.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!