Vrasja e 6 pengjeve nga Hamasi/ Ministri i Jashtëm izraelit: Do t’i përgjigjemi me forcë të plotë armikut!

schedule10:45 - 2 Shtator, 2024

schedule 10:45 - 2 Shtator, 2024

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz deklaroi se vendi i tij do të “përgjigjet me forcë të plotë” pas zbulimit të trupave të gjashtë pengjeve në fundjavë, të cilët u morën në sulmin e 7 tetorit nga Hamasi.

Në një postim në platformën X, ai shkruan “Organizata terroriste Hamas ekzekutoi brutalisht gjashtë pengje për të ngjallur frikë dhe përpjekje për të thyer shoqërinë izraelite. Izraeli do t’i përgjigjet me forcë të plotë këtij krimi të tmerrshëm. Hamasi është përgjegjës dhe do të paguajë çmimin e plotë.”

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se shkaku i vdekjes nuk ishte konfirmuar zyrtarisht, por shtypi izraelit raportoi dje se autopsia zbuloi se të gjashtë pengjet ishin qëlluar në kokë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!