Burg përjetë Dritan Dajtit/ Gjykata e Lartë rrëzon vendimin e Apelit, që e dënonte me 25 vite burg

schedule13:36 - 11 Qershor, 2024

schedule 13:36 - 11 Qershor, 2024

Dritan Dajti u dënua me burgim të përjetshëm  për vrasjen e 4 punonjësve të policisë së shtetit ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2009. Gjykata e Lartë prishi vendimin e ish-apelit të krimeve të rënda, që 5 vite më parë dënoi me 25 vite burg Dajtin.

Në dhomë këshillimi, gjykata e lartë rrëzoi dënimin me 25 vite heqje lirie dhe riktheu burgimin e përjetshëm për Dritan Dajtin, autorin e vrasjes së 4 efektivëvë të policisë në vitin 2009 në Durrës gjatë një operacioni për arrestimin e tij.

Gjykata e lartë vendosi të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë të ish-gjykatës për krime të rënda e cila në vitin 2014 e shpalli fajtor Dajtin për vrasjen e 4 dëshmorëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani, duke e dënuar me burgim të përjetshëm. 3 gjyqtarët që ulën dënimin e Dajtit në vitin 2019 me 25 vite burg janë shkarkuar nga vetingu ndërsa ndaj tyre nisi një hetim për korrupsion duke iu kontrolluar edhe banesat, dosje e cila u pushua nga SPAK për mungesë provash./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!