Një tjetër person ka rënë në prangat e policisë së Durrësit në kuadër të vijimit të hetimeve për ngjarjen e dnodhur dy ditë më parë në Durrës, ku një 32 vjeçare është gjetur e pajetë poshtë Urës së Dajlanit.
në kuadër të këtyre hetimeve ka shkuar në tre numri i të arrestuarve, ku këtë të premte në pranga është vënë edhe Eridon Patlli 24 vjeç, i cili është kallëzuar penalisht nga 15 vjeçarja që është nën hetim nga policia e Durrësit në lidhje me vrasjen e Luljeta Prezës, se i riu e ka shfrytëzuar për prostitucion.
LEXO EDHE: EMRAT/ Zbardhet vrasja e 32-vjeçares te ura e Dajlanit, arrestohen dy persona
Ndërkohë një ditë më parë në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar edhe shtetasit Aldo Ibrahimi dhe Ylli Grabovari të cilët janë akuzuar si autorët e vrasjes së 32 vjeçares dhe janë proceduar penalisht edhe 3 shtetase mes të cilave një 15 vjeçare.
LEXO EDHE: “Nuk na dha lekët”, çfarë deklaruan në polici autorët e vrasjes së 32 vjeçares tek Ura e Dajlanit
Kjo ngjarje ka ndodhur për shkak se viktima nuk ka pranuar që të japë të gjithë fitimet që merrte nga aktiviteti seksual që ajo ushtronte në këtë zonë.
Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë./abcnews.al