Vrasja e 21-vjeçarit shqiptar në Angli, njëri nga të akuzuarit mohon ngjarjen: Jam paqësor

schedule18:12 - 7 Tetor, 2020

schedule 18:12 - 7 Tetor, 2020

Një i pandehur i akuzuar si bashkëpunëtor për vrasjen e një të riu në një sulm brutal pretendon se shoku i tij i banesës ishte i vetmi person përgjegjës.

Giuseppe Petriccione mohon të jetë i përfshirë në vrasjen e 21-vjeçarit shqiptar, Serxhio Markut në Brighton, Angli.

I riu shqiptar pësoi dëmtime të shumta gjatë një incidenti në banesë në orët e para të 11 shtatorit të vitit të kaluar dhe vdiq gjatë rrugës për në Spitalin e Qarkut Mbretëror Sussex.

Petriccione dhe D’Agostino akuzohen bashkërisht për vrasjen e të riut shqiptar.

Ata kishin blerë drogë prej tij një mbrëmje më parë dhe Marku ishte kthyer natën më pas për një tjetër furnizim. Por Petriccione mohon çdo përfshirje në shkaktimin e lëndimeve ndaj shqiptarit.

“Unë nuk e njihja Serxhio Markun. Po përpiqesha t’i ndaja. Ata po përlesheshin”, u  tha ai oficerëve gjatë intervistës së tij me video të regjistruar nga policia.

Petriccione, nga Arienzo, afër Napolit në Itali, tha se ai pa një thikë dhe shtangë duke u përdorur si armë gjatë sherrit midis D’Agostino dhe Markut.

“Ndoshta ai [D’Agostino] e vrau atë,  nuk e di. E di që tingëllon absurde, por e urrej dhunën, kam frikë prej saj. Të dy ishin të mbuluar me gjak, ata më shtynë mënjanë. Unë isha personi që u përpoqa t’i ndaj. Pashë disa veprime therëse, kisha frikë. Ata po flisnin në anglisht dhe unë nuk mund t’i kuptoja”, shtoi ai.

Policia e pyeti Petriccione pse ishte i mbuluar me gjak dhe ishte përpjekur ta lante, duke thënë: “Thjesht po më shqetësonte. Jam një person paqësor”

Më parë juria dëgjoi që D’Agostino, 45 vjeç, nga Stafford Road, fajësoi për sulmin Petriccione, duke pretenduar se shoku i tij ka një temperament të tërbuar dhe probleme zemërimi. Të dy ata e mohojnë vrasjen, ndërkohë që gjyqi vazhdon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!