Grabitësit barbarë që vranë 20-vjeçares në Greqi kanë lënë thuajse pa ndjenja edhe bashkëshortin e saj 32-vjeçar. Mediat greke bëjnë me dije se ai ishte lidhur me shirit izolues, dhe kishte pasur një kënd të vogël shikimi gjë që i ka shpëtuar atij jetën duke u drejtuar drejt komodinës për të lajmëruar policinë.
Shiriti ishte vendosur përreth qafës dhe syve me qëllim për të shkaktuar mbytje. Në momentin kur autoritetet mbërritën në vendin e ngjarjes ai ishte zbehur në të gjithë fytyrën dhe mund të kishte ndërruar jetë nëse nuk do ishte zgjidhur në kohë.
Kjo sipas mediave greke, tregon se ata menduan se 32-vjeçari kishte vdekur ose do të vdiste gjatë arratisjes së tyre.
Hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë kanë përparuar dhe tashmë policia greke ka dyshime se autorët mund të jenë tre anëtarë të një bande shqiptaro-greke të cilët dhunojnë dhe lidhin viktimat e tyre. Ata veprojnë në zonën perëndimore të vendit dhe arratisen duke ndjekur një rrugë të fshehur duke shmangur bulevardet ku mund të pikasen nga kamerat e trafikut.
Pritet që në orët e ardhshme rezultatet e ekspertizës në vendin e ngjarjes të hedhë më shumë dritë mbi autorët. Ndërkohë ditën e sotme nëna e re 20-vjeçare do të përcillet për në banesën e fundit në Alonissos rreth orëve të mesditës.
Dyshimet janë se banda e zgjodhi shtëpinë e Babis Anagnostopoulos dhe Karolinës në mënyrë rastësore dhe pasi i vëzhguan për disa ditë, ata regjistruan çdo hap të pronarëve përpara se të bënin hapin final të planit të tyre./mv.abcnews.al