Vrasja e 19-vjeçarit në Fier/ Autori: Nuk e njihja viktimën, konfliktin e kisha me shokun e tij

schedule11:33 - 13 Mars, 2024

schedule 11:33 - 13 Mars, 2024

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 19 vjeçarit Grei Bihuci, i cili mbeti i vrarë paraditen e së hënës në qendër të qytetit të Fierit.

Gazetarja Valbona Davidhi ka zbuluar se këtë të mërkurë është konfirmuar që viktima është vrarë gabimisht nga Florian Muka dhe ka ndërhyrë vetëm në momentin kur ka devijuar sherri, për t’i ndarë. Madje në këtë konflikt ka pasur dhe dhunë fizike dhe kjo ka bërë që ai të ndërhyjë. Muka ka deklaruar se nuk e njihte viktimën dhe se konfliktin e kishte me shokun e tij.

Sipas gazetares, policia e konfirmon që është vrarë pa qene objektivi i një sulmi. Sakaq, blutë theksojnë se të rinjtë janë takuar në qendër të Fierit krejt rastësisht.

Më herët, u raportua se një “like” në rrjetin social Facebook në profilin e një vajze, dyshohet të ketë qenë origjina e sherrit mes të rinjve, nga ku mbeti i vrarë Bihuci./abcnews.al