Vrasja Alkis në Selanik, shqiptari i arrestuar me plagë në pëllëmbë, shpjegimet nuk bindin hetuesit

schedule10:58 - 8 Shkurt, 2022

schedule 10:58 - 8 Shkurt, 2022

“Vrapojnë ” zhvillimet për  vrasjen e Alkis Kampanos  në Selanik.

Tashmë një element i ri hedh dritë mbi ngjarjen teksa policia ka mbërritur, te huligani që goditi me thikë për vdekje 19-vjeçarin.

Njëri prej të arrestuarve ka një plagë në dorë, e cila u konstatua se i erdhi nga thika që mbante në duar dhe vrau Alkisin fatkeq. Ai është një shqiptar 22-vjeçar, i cili u arrestua nga policia të dielën e kaluar, së bashku me 7 të tjerë që morën pjesë në sulmin vdekjeprurës .

22-vjeçari është plagosur nga thika që ka përdorur në dorën e djathtë. Policia ka lokalizuar plagën dhe siç bëjnë të ditur ka ardhur kur gjatë sulmit.

Për momentin ai mohon të jetë vrasësi i Alkisit . Megjithatë, ai nuk mund të shpjegojë bindshëm se si i ka ardhur plaga në pëllëmbën e dorës. Policët që e kanë trajtuar rastin dhe e kanë marrë në pyetje, tashmë konsiderojnë se kanë në dorë elementin kyç për autorin e vrasjes. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!