“Vrasësi po shëtit në Beograd”, ambasadori amerikan në Serbi sulmohet verbalisht në rrugë

schedule12:14 - 8 Tetor, 2023

schedule 12:14 - 8 Tetor, 2023

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill është sulmuar verbalisht nga disa gra nëpër rrugët e Beogradit teksa ka qenë duke ecur krah bashkëshortes së tij. Teksa e kanë filmuar për disa minuta, ata e kanë fyer diplomatin amerikan me fjalë të rënda duke e etiketuar si ‘vrasës’.

“Vrasësi po shëtit nëpër Beograd, i ftohtë si vdekja. Vrasësi i fëmijëve. Kosova dhe Metohia është pjesë e Serbisë, populli serb është me Rusinë”, kanë qenë disa nga fjalët drejtuar ambasadorit. Hill ndodhet në Beograd si ambasador i Shteteve të Bashkuara në mars të vitit të kaluar.

Ai ishte një nga negociatorët amerikanë që provoi të gjente një zgjidhje paqësore për Kosovën dhe Serbinë por asokohe Millosheviç i kishte hedhur poshtë të gjitha ofertat. Mesa duket reputacioni i tij tek serbët është ende ai i ‘bombarduesit’ të Serbisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!