Vrasës me pagesë nga Mali i Zi? Dyshimet e grupit hetimor për masakrën në Shkodër, makina e djegur dërgohet për ekspertim

schedule11:09 - 31 Tetor, 2024

schedule 11:09 - 31 Tetor, 2024

Grupi hetimor ka dyshime se autorët janë vrasës me pagesë nga Mali i Zi.

Gazetarja Xhensila Kodra tha për ABC News se nga verifikimet rezulton se makina e viktimave të ketë hyrë në vendin tonë po ashtu nga Mali i Zi në ditët e fundit.

Hetuesit kanë sekuestruar më shumë se 35 gëzhoja në vendngjarje të qitura nga të dyja armët kallashnikovë.

Ndërsa makina e djegur e autorëve, deri tani nuk ka prodhuar asnjë të dhënë për grupin hetimor për ti ndihmuar ata në identifikim autorësh, pasi numri i shasisë është dëmtuar nga zjarri. Megjithatë, mjeti është dërguar për ekspertim për të parë nëse do të përfitohet ndonjë provë.

Si pasojë e të shtënave, një ditë më parë mbetën të vrasrë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe një grua e pafajshme e cila po kalonte në zonë në momentin e atentatit mafioz./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!