Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë verilindore duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në zonat skajin verior dhe Jugor të vendit. Parashikohet që orët e mesditës dhe në vijim të sjellin largim gradual të vranësirave nga i gjithë territori i vendit duke rikthyer intervalet me kthjellime, por temperaturat do të mbeten të ulëta. Ndërkohë do të rikthehen sërish ngricat në akset rrugore në të gjithë zonën malore të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie më të paktën 3 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 12°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Durrësit dhe Fierit. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.
Kosova
Gjatë orëve të paradites Republika e Kosovës do të paraqitet nën dominimin e vranësirave mesatare dhe lokalisht të dendura duke sjellë reshje, ku më së shumti do të jenë reshje dëbore. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të largojë reshjet dhe vranësirat nga i gjithë territorin e Kosovës duke sjellë intervale me kthjellime, por moti do të jetë i ftohtë si pasojë e masave ajrore me origjinë verilindore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie më të paktën 3 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -4°C vlera minimale deri në 8°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare, por herë pashere e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor.
Maqedonia e Veriut
Do të paraqitet republika e Maqedonisë së Veriut nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës të jenë prezente, më të theksuara në zonat Perëndimore dhe Veriperëndimore të MV. Pjesa e dytë e ditës do të përmirësojë dukshëm kushtet atmosferike duke larguar reshjet nga i gjithë territorin e MV, por si pasojë e temperaturave të ulëta do të rikthehen ngrica e theksuara. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie më të paktën 3 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -2°C vlera minimale deri në 8°C vlera maksimale në rang territori. Ndërkohë era do të fryjë mesatare deri e fortë në mbrëmje duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi Verior- Verilindor.
Evropa
Pothuajse i gjithë kontinentit europian do të jetë nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm, ku vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë dominante. Konkretisht, reshje të dendura shiu do të kenë gadishulli Apenin, brigjet e Egjeut si edhe brigjet e Detit të zZi. Ndërsa reshje dëbore priten në gadishullin skandinav, pjesërisht Europën qendrore si edhe gadishullin e Ballkanit. Për sa i përket motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare do të paraqiten Europa Jugperëndimore, ishujt britanikë si edhe rajoni i Balltikut./abcnews.al