Vranësira, reshje dhe borë, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

schedule07:27 - 30 Janar, 2021

schedule 07:27 - 30 Janar, 2021

Sipas MeteoAlb dita nis me vranësira dhe rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit, por reshje dëbore do ketë në zonat e thella malore.

Ndërsa mesdita dhe pasditja sjellin përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike duke bërë që herë pas here të kemi intervale me kthjellime.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga -2°C deri në 13°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 40km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 4ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës mbetet në ndikimin e vranësirave të dendura dhe reshjeve të dëborës. Por pjesa e dytë e ditës sjell përmirësim të përkohshëm të motit dhe kthjellime në Kosovë.

Maqedonia e Veriut

Vranësira të dendura dhe reshje dëbore dominojnë motin gjatë paradites në MV, situatë e cila vijon deri vonë në pasdite kur kemi pauzë të reshjeve.

Rajoni dhe Evropa

Një sistem i dendur vranësirash frontale ka përfshirë Evropën perëndimore dhe qendrore duke sjellë reshje të dendura shiu e dëbore. Po ashtu gjithë jugu dhe lindja e Evropës mbeten me reshje shiu e dëbore. Ndërsa mot të kthjellët do kenë vendet Nordike.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!