Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat mbeten më të dukshme në zonat malore. Por në pjesën e dytë të ditës parashikohet që gradualisht vranësirat të shtohen në të gjithë territorin Shqiptar.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 20°C. Era do fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
Rajoni dhe Europa
Europa Lindore paraqitet me vranësira të shumta të cilat do të sjellin reshje të dendura dëbore. Po ashtu me vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu do të jetë pjesërisht Italia. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në Gadishullin Iberik.
Kosova
Orët e para të diës do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta të cilat më të dukshme do të jenë në Verilindje të Kosovës. Por në orët në vijim parashikohet që vranësirat e shpeshta të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit.
Maqedonia e Veriut
Prej disa ditësh territori i MV ndodhet në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin dominim të kthjellimeve. Por herë pas here do të ketë dhe kalime vranësirasht të cilat më të dukshme do të jenë në gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes.
/abcnews.al