Vranësira dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për sot

schedule07:06 - 6 Shtator, 2022

schedule 07:06 - 6 Shtator, 2022

Shqipëria

Orët e para të ditës sot do të jenë në ndikimin e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa zonat malore do të kenë kalime të pakta të vranësirave.

Sipas MeteoAlb prashikohet që pas mesdite pothuajse i gjithë territori të ketë kalime të pakta të vranësirave, por nuk pritet që të sjellin reshje shiu në vendin tonë.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 30°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Vlerat e larta barike do të diktojnë kushtet e motit në Kosovë, duke sjellë në orët e para të ditës dominim të kthjellimeve në një pjesë të mirë të territorit.

Ndërsa pas mesdite pritet që herë pas here të ketë shfaqje të vranësirave të lehta në zonat malore.

Maqedonia e Veriut

Zhvillimi i një qendre të presioni të lart atmosferik do të sjelli mot të qëndrueshëm në të gjithë MV, duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese në pjesën më të madhe të ditës gjatë paradites. Por në vijim parashikohet që vranësirat të theksohen përkohësisht.

Rajoni dhe Europa

Veriu i kontinentit do të jetë në mbizotërimin vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu.

Gjithashtu Europa Qëndrore paraqitet në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë herë pas here rrebeshe shiu të shoqëruara me mini stuhi ere.

Ndërsa Europa Lindore dhe ajo Jugore do të jenë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike./abcnews.al./

 

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!