Vranësira dhe shira, temperaturat rriten në të dy vlerat ekstremale

schedule07:11 - 18 Janar, 2024

schedule 07:11 - 18 Janar, 2024

Vranësirat dhe shirat do të jenë prezent që në orët e paradites, ku herë pas here priten rrebeshe të shoqëruar më stuhi të forta ere. Më të theksuara rrebeshet do të jenë në zonat veri-perëndimore dhe jug-perëndimore.

Parashikohet që nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të mbetemi edhe gjatë pasdites, ku vranësirat dhe shirat do të jenë prezentt por në sasi më të pakta. Të njëjtat kushte meteorologjike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës. T

emperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 4°C deri në 19°C. Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 80 km/h në det të hapur nga drejtimi permanent Jugor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 7 ballë.

Kosova

Masat ajrore të paqëndrueshme që kanë përfshirë rajonin e Ballkanit do të diktojnë kushtet e motit edhe në Kosovë, duke sjellë që në orët e para të mëngjesit Vranësira të dendura dhe reshje. Parashikohet që vranësirat të gjenerojnë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, por në zona të izoluara në Veri dhe Lindje do të ketë edhe reshje dëbore. Reshjet më të dukshme pritet të jenë në orët e mesditës dhe pasdites, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Perëndimore. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4 gradë C deri në 9 gradë C. Era do të paraqitet e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 70 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor dhe jugperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të jetë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm duke bërë që paraditja të jetë nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave në pjesën më të madhe të vendit ku herë pas here priten edhe rrebeshe. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të intensitetit të shirave në të gjithë territorin e MV por në zonat e thella malore do të ketë reshje të izoluara dëbore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 12°C. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 65 km/h nga drejtimi permanent Jugor.

Europa

Europa Veriore do të përfshihet nga kushte të qëndrueshme atmosferike përgjatë të enjte, ku do të ketë kthjellime por temperatura ekstremisht të ulëta. Po ashtu brigjet e detit Egje si edhe brigjet e detit të zi vijojnë me mot te kthjellet dhe te ngrohtë. ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat do të sjellin reshje intensive shiu në Europën Jugore dhe pjesërisht Europa Qendrore. Pritet që përgjatë brigjeve Jugperëndimore të Kontinentit; Reshjet e shiut, herë pas here të shoqërohen me stuhi të forta ere. Për sa i përket Europës Lindore paraqitet më vranësira dhe reshje të dendura dëbore./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!