Vranësira dhe shira gjatë paradites, mësoni si do të ndryshojnë temperaturat

schedule07:23 - 16 Tetor, 2020

schedule 07:23 - 16 Tetor, 2020

Sipas MeteoAlb: MBETEMI në ndikimin e vranësirave dhe rrebesheve të shiut deri në orët e mesditës kur moti fillon dhe përmirësohet gradualisht në zonat  perëndimore. Pasditja sjell dominim të kthjellimeve në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por rënie me 2° sjell mesdita duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 21°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor- Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Vranësira dhe shira mbizotërojnë kushtet e motit deri në mesditë kur kushtet atmosferike në kosovë përmirësohen ngadualisht duke bërë që të kemi kryesisht kthjellime gjatëë mbrëmjes.

Maqedonia e Veriut

Vranësira dhe shira mesatar do të dominojnë kushtet atmoseferike në maqedonin e veriut gjatë paradites. Por pasditja përmirësok kushtet e motit duke ri-kthyer kthjellimet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!