“Vranësira dhe rritje temperaturash”: Parashikimi i motit për sot

schedule08:40 / 01/02/2020

Sipas Meteoalb: Paraditja në vendin tonë do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe vranësirat e pakta në zonat Lindore. Por orët e pasdites i bëjnë vranësirat kalimtare me të dukshme në territor, ku më të fokusuara do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por rriten në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës me -1°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës me 17°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar në det dallgëzimin 3 ballë./abcnews.al

schedule08:40 / 01/02/2020